4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbrojtja e Veselit: Dëshmitari i sotëm do të përdorë disa dokumente që nuk mund t’i shoh prokuroria dhe as mbrojtja

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin i cili do të dëshmojë sot në sallën e gjyqit. Sipas saj, ZPS-ja i ka thënë mbrojtjes që dëshmitari do të përdorë disa dokumente që nuk mund t’i shohin as ata dhe as mbrojtja.

Sipas O’Reilly kjo është një situatë e vështirë për ata pasi ky dëshmitar ka qenë edhe objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake.

Ajo tha se ky njoftim që dëshmitari kishte me vete këto materiale iu njoftua mbrojtjes gjatë e-maileve në seancat përgatitore.

“Në e-mail thuhej që dëshmitari kishte me vete materiale që nuk mund t’i jepshin Prokurorisë dhe rrjedhimisht as mbrojtjes, por sidoqoftë do të përdoreshin nga dëshmitari për të rifreskuar kujtesë gjatë seancës përgatitore. Sidoqoftë nuk është bërë e qartë kur, në çfarë momenti përmendën këto materiale. Të premten ne ju kërkuam t’i evidentojnë paragrafët përkatës që lidhen me këto materiale dhe të na sqaroni se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për t’i parë këto materiale. Prokuroria na thanë që kishin pyetur dëshmitarin lidhur me këto materiale, por nuk ishin ë sigurt nëse do mund t’i merrnin materialet para se të jepte dëshminë dëshmitari”, tha O’Reilly.

Ajo gjithashtu insistoi duke thënë se këtyre dokumenteve dëshmitari dhe që sipas tyre është e padrejtë që të vijë një dëshmitarë në Hagë me dokumente të reja duke e vendosur mbrojtjen në një pozicion të vështirë.

“Gjithashtu na thanë që ai iu është referuar këtyre materialeve në tri pika konkrete. Tani ne nuk e kemi të qartë a i ka përdorur këto materiale gjatë gjithë seancës përgatitore dëshmitari dhe ne duam të dimë se kur mund t’i marrim dhe ne këto materiale dhe gjithashtu çfarë janë këto materiale. Ne e kuptojmë që nuk mund të na thoni hollësi, por të dimë vëllimin së paku në çfarë natyre kanë këto materiale sepse këto mbase mund t’i përdorim për kundërpytejet tona dhe nuk është normale që në momentin e fundit na thoni që dëshmitari do t’i përdor disa materiale që ne nuk mund t’i shohim. Na vendosin në një situatë të vështirë. Ky është një dëshmitar që ka qenë objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake dhe është një dëshmitar që nuk ka folur një herë, por ka folur dy herë dhe është e padrejtë që vjen tani dëshmitari në Hagë me dokumente të reja dhe na vendos në një pozicion kaq të vështirë”, tha ajo.

Tutje, avokatja e Veselit pati një kërkesë për Prokurorinë si dhe kërkoi mundësinë që ta rithrrasin dëshmitarin në rast se këto materiale janë më vlerë për mbrojtjen.

“Pra, ne duam të kuptojmë fillimisht nga Prokuroria nëse ata e dinë sipas rregullës 107, cili është vëllimi, kur mund t’i marrim këto materiale sepse tani e kemi të qartë që duhet të bëjmë një kërkesë lidhur me këto materiale dhe ne do të duam që të kemi një mundësi që ta rithrrasim këtë dëshmitar nëse këto materiale janë më vlerë për ne”, tha ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Matt Halling tha se të gjithë janë të barabartë dhe nuk ka asnjë padrejtësi sa i takon kësaj çështje.

“Nuk i kemi as ne materialet, prandaj as mbrojtja materialet. Sidoqoftë ky dëshmitar për këtë dëshmitar është bërë e qartë që në 2022-shin që ka materiale relevante që nuk mund të nxirrën në këtë rast dhe dëshmitari në një pikë, në intervistën që ka dhënë për ZPS-në në 2022-ën ka lexuar një faqe të një ditari dhe kjo është një faqe ditari që nuk na e kanë dhënë as ne dhe nuk e kemi idenë se ku është ky material. Pra, e vetmja gjë që ka ndodhur ndryshe është ajo që ka ndodhur gjatë seancës përgatitore që keni parë në e-mail, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që të diskutoj vetëm një fakt për të cilin i ka përdorur materialet dëshmitari për të rifreskuar kujtesën. Ka qenë thjeshtë data e një ndeshje futbolli në 1 gusht të 99-ës, pra për këtë ka dashur dëshmitari të rifreskoj kujtesën dhe ka bërë disa verifikime të vogla të materialeve sepse nuk mundej të ishte shumë i saktë për të dhënat”, tha tutje prokurori.

Halling tha se sa i takon asaj që do të thotë dëshmitari do ta kenë mundësinë që ta bëjnë sot pasi është ai dëshmitar që do të jetë sot në sallën e gjyqit.

Për këtë, kryegjyqtari Smith III tha se nëse gjatë kundër pyetjeve të mbrojtjes vlerësohet se është nevoja të rithirrët ky dëshmitar, trupi gjykues do ta rishqyrtoj këtë kërkesë.

Ndërsa, për të diskutuar për një çështje tjetër, avokatja tjetër e Veselit Ann Rowan kërkoi që të kalohet në seancë private gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img