0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbrojtja e Thaçit citon Departamentin e Shtetit: UÇK s’kishte komandë dhe kontroll deri në maj të vitit 1999

Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçit, deklaron se UÇK nuk ka pasur komandë dhe kontroll efektiv si dhe nuk ka pasur as përpjekje për të pasur komandë ose kontrollë.

Këtë e tha duke e cituar një letër të datës 4 maj 1999 nga Departamenti i Shtetit, një muaj para se të përfundonte fushata bombarduese.

“Departamenti i Shtetit (SHBA), thotë për aq kohë sa nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UCK-së do të duhen shumë muaj apo vite për t’i organizuar ose për të përdorur ndihmë ushtarake që do të ofrohet nga shtetet e Bahskuara”, citon ai letrën e DASH.

“Pra edhe njëherë nuk kemi kontrollë dhe komandë të UCK-së deri në majin e vitit 1999”, thotë avokati.

Gjatë fjalës së tij ai tha se plani serb ishte spastrimi etnik, “ta spastronin Kosovën nga shqiptarët e Kosovës”.

“UCK-ja ishte një forcë guerile, grup vullnetarësh që kishte qëllim t’i përgjigjen regjimit serb, t’i mbronin fshatrat e tyre”, vijon ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img