1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mbrojtja e Gucatit thotë se është shqetësues fakti se si Zyra e Prokurori të Specializuar ka kompetenca vetëm në territorin e Kosovës, jo edhe të Serbisë

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees, ka thënë se qasja ndaj tyre është përzgjedhëse për shkak të mungesës së kompetencave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe në Serbi.

Kjo qasje selektive përzgjedhëse që është pjesë e brendshme e mandatit të ZPS që del si rezultat i ligjit, e shprehin qartë që kjo përqasje është përzgjedhëse për shkak të mungesës së kompetencave të ZPS-së në Serbi. Që kjo është e qartë nuk shpjegon pavarësisht se në fakt pasqyrohet nga përzgjedhja selektive që ka marrë ZPS, sa i përket interpretimit të ligjit në këtë çështje, është një përzgjedhje selektive që ka çuar në arrestimin dhe gjykimin e këtyre dy të akuzuarve”, tha ai.

Avokati Rees e ka paraqitur si shqetësues faktin se si ligji kërkon që ZPS të veprojë në mënyrë të pavarur krahasuar me autoritet e Kosovës, por nuk specifikon të njëjtën gjë edhe për Serbinë.

“Ndërkohë që mandati i saj është për të hetuar krimet e bëra gjatës luftës së Kosovës, luftë ndërmjet shtetit serb apo luftë agresive e ndërmarrë nga shteti serb në Kosovës, që ky mandat t’i trajtojë ndryshe autoritete kosovare apo serbët, sistemi i drejtë do të ishte ai i cili do të kishte të njëjtat kompetencat ligjore për të vepruar si në Serbi ashtu edhe në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, kjo është një pikëpamje e cila është e ndarë edhe me shumë njerëz të tjerë, përfshirë edhe mediet.

“Këtë e ka thënë edhe zotëri Gucati edhe njerëzit e tjerë në Kosovë, përfshirë edhe anëtarët e shtypit se ky është një deficit i madh apo një mangësi e madhe sa i përket mandatit të ZPS, që prokuroria nga ana tjetër është e ndërvarur nga bashkëpunimi i Serbisë për të hetuar krimet e bëra gjatë luftës agresive të ndërmarra nga Serbia në territorin e Kosovës, bën që ZPS dhe hetimet që ajo ndërmerr në Serbi të jenë të manipuluara apo të ketë ndërhyrje”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, avokati Rees ka thënë se Gucati para aktakuzës dhe më pas e ka shprehur këtë frikë të manipulimeve të dëshmive si rezultat i hetimeve të ndërmarra nga autoritet serbe në Serbi.

Lidhur me pozitën e Gucatit për këtë gjykatë, avokati Rees tha se i njëjti kishte deklaruar edhe në këtë gjykatë se vetëm donte ta këshillonte atë dhe jo ta minonte.

Rees ka thënë se i mbrojturi i tij edhe pse në mënyrë jo elegante, në mënyrë shumë të qartë ka shprehur vazhdimisht se kundërshtimi i tij lidhur me këtë gjykatë bazohej në shqetësimin se DhSK dhe ZPS nuk po hetojnë të gjitha krimet e luftës që janë kryer në Kosovë gjatë asaj kohe.

“Sigurisht si pjesë e kësaj ai ka shprehur edhe shqetësimin që prokuroria është marrë me atë që i përshkruan ose ka pasur marrëdhënie me atë që i përshkruan zyrtarët famëkeq serbë, njerëz që janë përshkruar edhe këtu në gjykatë, por edhe në artikuj në gazeta që kanë qenë persona që janë marrë me masakra në luftën e Kosovës”, tha ai.

Por, kjo sipas tij nuk është as e kundërshtueshme për një hetim që të kërkohet bashkëpunimi i personave që janë të dyshuar për kryerjen e krimeve të rënda, madje edhe krimet e rënda.

Sa i përket deklaratës së Gucatit se DhSK duhet të ndjek edhe krimet e kryera nga Serbia, i mbrojturi i tij ka thënë se ato nuk janë sofizma nga Gucati, pasi që sipas tij i njëjti vetëm përpiqet të flas në mënyrë sa më të qartë dhe të drejtpërdrejtë që është e mundur.

“Kjo Gjykatë Speciale që është ngritur duhet të ndjekë edhe krimet e kryera nga serbët dhe Serbia, nuk e mendoj që është e drejtë e barabartë kjo lloj drejtësie. Unë nuk po bëj asnjë por ata duhet ta bëjnë punën e tyre të drejtë dhe në mënyrë të barabartë. Këto nuk janë sofizma nga Gucati, sigurisht i takon trupit gjykues që të vlerësojë Gucatin, si njeri, si dëshmitar, por një gjë që nuk mund të mendoni për të, që ai është një njeri i sofistikuar, ai përpiqet që të flasë sa më qartë dhe drejtpërdrejtë që të jetë e mundur”, tha avokati Rees.

Gjithashtu avokati Rees ka kundërshtuar deklarimet e prokurorisë se njerëz të tjerë përveç shtypit kishin pasur mundësi të hyjnë në zyrat e OVL-UÇK dhe të shohin dokumentet konfidenciale.

Derisa ka shtuar se krerët e OVL-së u kishin dhënë mundësinë gazetarëve të lexonin dokumentet duke mohuar t’iu kenë thënë se duheshin t’i përmendin emrat që ishin në këto dokumente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img