7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, organizata terroriste – Rashiq voton kundër

Qeveria e Kosovës i ka shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka votuar kundër kësaj pike në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto paraqesin rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img