Mbreti Charles i Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog për të shprehur “tronditjen e tij të thellë” nga sulmet “barbare” të nisura nga Hamasi.
Herzog falënderoi Mbretin për mbështetjen e tij dhe tha se fjalët e tij ishin një “deklaratë e rëndësishme dhe ngushëllim i madh” për popullin e Izraelit, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.
“Të dy folën gjatë për masakrën e tmerrshme dhe mënyrën se si u krye ajo”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Herzog.
Biseda mes të dyve u zhvillua si pjesë e një sërë bisedash që presidenti izraelit ka zhvilluar në baza ditore me liderë nga e gjithë bota, duke përfshirë udhëheqës të organizatave ndërkombëtare dhe liderë të komunitetit hebre.