2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbreti Charles dhe gruaja e tij ndezin dritat dhe prezantojnë skenën madhështore të ‘Eurovision 2023’

Mbreti Charles i Britanisë dhe gruaja e tij Camilla inauguruan skenën për festivalin ‘Eurovision 2023’, i cili do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm.

Ata i ndezën dritat e skenës gjatë një vizite në vendin e ngjarjes, përkatësisht në qytetin verior anglez të Liverpoolit të mërkurën, kur u shfaqën së bashku në skenë, shkruan Reuters.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Consort, kurorëzimi i të cilëve do të bëhet disa ditë para festivalit, takuan gjithashtu pjesëmarrësen britanike Mae Muller dhe morën pjesë në regjistrimin e një segmenti për shfaqjen argëtuese televizive për fëmijë, ‘Blue Peter’.

“Ne do të shikojmë me interes të madh, duke ju nxitur”, i tha mbreti Mullerit.

Liverpool do të jetë nikoqir i Eurovisionit këtë vit, në emër të shtetit fitues të vitit të kaluar, Ukrainës, e cila nuk ishte në gjendje të organizonte konkursin për shkak të pushtimit rus. Mbretëria e Bashkuar ishte nënkampione vitin e kaluar.

Pas një numërimi mbrapsht nga shikuesit, Charles dhe Camilla zbuluan skenën e madhe të Eurovision 2023 duke shtypur një buton të madh rozë, i cili nisi një seri dritash shumëngjyrëshe deri në prezantimin e skenës.

Muajin tjetër do të ketë një sërë festimesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Charles në Westminster Abbey më 6 maj dhe një koncert të nesërmen në Kështjellën Windsor.

Në shkurt, qeveria e Britanisë tha se do të vinte në shitje 3,000 bileta të Eurovisionit për ukrainasit e zhvendosur dhe do të siguronte 10 milionë funte (12.47 milionë dollarë) fonde për të ndihmuar në organizimin e festivalit.

Eurovision do të mbahet në datat 9 dhe 11 maj (netët gjysmëfinale) dhe 13 maj (finalja e madhe).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img