Home Lajme Mbretëria e Bashkuar organizon fluturim për evakuimin e shtetasve nga Izraeli dhe...

Mbretëria e Bashkuar organizon fluturim për evakuimin e shtetasve nga Izraeli dhe territoret palestineze

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar njofton se po përgatit një fluturim për të evakuuar shtetasit britanikë dhe personat në varësi të tyre nga Izraeli dhe territoret e pushtuara palestineze, në fillim të javës së ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Qeveria ka hapur një formular regjistrimi për të gjithë britanikët që dëshirojnë të marrin pjesë në fluturim, ndërsa vendimet për fluturimet e mëtejshme do të varen nga kërkesa e tyre. 

Ata që do të përzgjidhen për të udhëtuar do të duhet të paguajnë për vendin e tyre, në përputhje me praktikat e mëparshme të fluturimeve charter nga rajoni.

Fluturimet komerciale drejt Egjiptit dhe Jordanisë vazhdojnë të funksionojnë, ndërsa kalimet kufitare tokësore janë ende të hapura. Ministria u kërkon shtetasve britanikë që nuk janë regjistruar ende, ta bëjnë këtë sa më parë për të garantuar vend në fluturim.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme paralajmëron se situata në Lindjen e Mesme mbetet shumë e paqëndrueshme dhe se fluturimet mund të ndryshojnë në çdo moment me njoftim të shkurtër.

Exit mobile version