Site icon PrishtinaPress

Mbretëria e Bashkuar në hall me bandat shqiptare: S’ndalemi deri t’i bëjmë rrugët e sigurta

Sekretarja për Punë të Brendshme e Britanisë së Madhe ka lëshuar një paralajmërim urgjent sa i përket imigrantëve dhe kriminelëve të rrezikshëm të cilët veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar. 

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Zyrës për Punë të Brendshme vendin kryesor e zënë shqiptarët. Sekretari Priti Patel ka thënë se nuk do të ndalen derisa të largohen të gjithë nga Mbretëria e Bashkuar të që rrugët të bëhen më të sigurta.

Sipas statistikave të publikuara nga Zyra për Punë të Brendshme tregohet se janë larguar 1 mijë e 741 shtetas të huaj që nga fillimi i vitit 2022, përfshirë 478 shqiptarë. Në total 1 mijë shqiptarë janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar. 

Ky plan i ri i imigracionit po shihet si përpjekje e qeverisë për t mbajtur publikun britanik të qetë dhe për të luftuar migrimin ilegal. 

“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi hequr pothuajse 1000 shkelës shtetas të huaj shqiptarë dhe shkelës të imigracionit këtë vit deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar

Dua të jem e qartë edhe pse ky është vetëm fillimi. Unë kam ngarkuar ekipet e Zyrës për Punë të Brendshme të ripërtërijnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitete. Ata duhet të largohen me shpejtësi në mënyrë që ne t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta”, ka thënë Patel. 

Ajo ka shtuar tutje se publiku britanik ka të drejtë kur pret nga Qeveria që të godasë fortë ata që abuzojnë me sistemin.

Në këtë komunikatë janë bashkëngjitur edhe të dhëna statistikore. 

Që nga janari 2022 nga Mbretëria e Bashkuar janë larguar 1 mijë e 741 shtetas të huaj. 

487 janë nga Shqipëria, përfshirë persona të dënuar për dhunime, sulme seksuale, sulme ndaj të miturve, vdekje nga ngasjet e rrezikshme, ndërmjetësim për hyrje ilegale në Britani të Madhe, trafikim, kidnapim, vjedhje, mbajtje armësh, marrje me droga të klasit A dhunë dhe vulgaritet.

Në listën e personave të dëbuar këtë vit është një individ i cili në qershor ishte arrestuar nën dyshimin për drejtim të makinës pasi kishte konsumuar sasi të tepërt të drogës.

Ky person ka thënë se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një kamioni në vitin 2021.

Ky person u ndalua për t’u larguar në Shqipëri dhe ra dakord vullnetarisht të kthehej në korrik 2022.

Exit mobile version