0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mbretëresha, Prima Dona apo kuçedër? Olta Gixhari tregon cili epitet i pëlqen më shumë

Aktorja e njohur e teatrit shqiptar, Olta Gixhari e cila arriti famë të madhe me pjesëmarrjen në “Big Brother”, ka folur edhe njëherë për eksperiencën e saj në këtë format shumë të ndjekur televiziv.

Ajo e braktisi garën para kohe, por nëse do të ishte në finale beson se do ta fitonte.

“Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta, e cila ishte ndër personazhet kryesore të edicionit të sivjetëm të Big Brother.

“A do ta fitoja po të isha në natën finale? Po pse jo. Them që po, nuk e di. Kjo do të mbetet një mister për jetë”, ka shtuar ajo.

Sa i përket epiteteve të cilat i mori gjatë këtij edicioni të Big Brother, ajo tregoi se cilin prej tyre e konsideron më të vërtetin.

“Cilën prej epiteteve e shijova më shumë? “Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kulshedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një koktel i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën. Epiteti që është përdorur më së së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta “nZa” në RTK.

Ajo ka thënë disa fjalë edhe për fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.

“Pse fitoi Luizi? E meritoi. Mesa duket diti të depërtojë në zemrat e gjithë shqiptarisë shumë më mirë se kushdo tjetër”, ka theksuar Olta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img