Nata e yjeve të boksit po afrohet me organizatorët e eventit, “Hazrolli Sport & Performance”, që me datë 20 prill, do ta mbajnë këtë në “BMË PARK”, në Munchen të Gjermanisë.
Ky event organizohet nga promotori ndërkombëtar, Burim Hazrolli.
Emra si Shefat Isufi, Jurgen Uldedaj, Emre Cukur, Egor Velikovskyi, Howik Bebraham, Simon Riedl, Damir Beljo, Dimitar Tilev dhe Kakande Muzamiru janë boksierët që do të ngjiten në ring.
Meçi kryesor do të jetë mes Uldedaj dhe Beljo, ku do të luftohet këtë herë për një titullin në ‘WBA Continetal Europian’.
Kjo ndeshje premton emocione dhe luftë të fortë në ring, pasi 26-vjeçari Uldedaj po shkëlqen në skenën e boksit profesionit, ku deri më tani ka koleksionuar 15 fitore (6 prej tyre me nokaut) dhe 1 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.
Uldedaj, ish Kampion i botës në dy federatat kryesore:WBO Youth dhe WBC Youth dhe Kampion aktual në IBO Mediterranean, kërkon fitoren e 16-të.
Në këtë organizimi të madh do të performojë edhe këngëtari i njohur Azet.
Pra data 20 prilli po afrohet dhe biletat kanë ndal në shitje tashmë.