4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbrëmë ia pezulloi licencën Klan Kosovës, Kurti sot u tregon gazetarëve çfarë pyetje të bëjnë

Ditën e djeshme Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mori vendim për të ia pezulluar licencën televizionit Klan Kosova, ndërsa sot kryeministri Albin Kurti në konferencën për media, tentoi t’ju tregojë gazetarëve se çfarë pyetje duhet të bëjnë.

I pari i shtetit u tregua i ashpër me pyetjen e gazetares nëse do të lirohen policët e rrëmbyer me kushtin që të lirohet i dyshuari Milun Milenkoviq – Llune, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it.

“Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim, ju s’e di pse e thoni. S’keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi republikës demokratike. Për çfarë shkëmbimi, kush e ka kërkuar atë? Ju jeni gazetare, mirëpo kur flisni, ua kisha sugjeruar, mos flisni në emër të Beogradit zyrtar, sepse s’i kontribuoni as lirisë të medias as sigurisë në Kosovë”.

Mbrëmë MINT ka njoftuar se do të bëjë kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës ndaj ‘Klan Kosova SH.P.K’, dhe ka njoftuar se i është pezulluar licenca këtij mediumi për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare të zyrtarëve përgjegjës në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img