11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

MBPZHR dhe Telekomi i Kosovës lansojnë platformën teknologjike “Bujku” (Video)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Telekomi i Kosovës (TK) kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për përkrahjen e platformës teknologjike “Bujku”.

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka thënë se sot është një kurorëzim institucional i një iniciative të nisur më herët.

“Telekomi i Kosovës ka ofruar infrastrukturën e vetë në kuadër të aplikacionit që ka për qëllim në lehtësimin e bujqësisë në mbledhjen e informatave”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Elhami Hajdari kryesh i Agjencionit të Zhvillimit të Bujqësisë, është shprehur se ky aplikacion është shumë i rëndësishëm pasi që në të do të ofrohen informata të shumta për fermerët.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është shprehur i lumtur me përfundimin e këtij procesi.

“Platforma e quajtur Bujku do të ketë një karakter institucionale nga PTK-ja dhe mistria. Ne do ta ndihmojmë këtë projekt duke dhënë informata për shpallje subvencione e këshilla të ndryshme”, ka thënë ministri Krasniqi.

Krasniqi duke folur për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë ka thënë se gjatë vitit të kaluar eksporti i prodhimeve vendore ka shënuar rritje prej 9 për qind./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img