2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

MBPZHR dhe GIZ bashkëpunim në avancimin e verëtarisë dhe vreshtarisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim, Ottilie Mooshofer, shefe e ekipit të projektit “Rritja e konkurueshmërisë së sektorit privat në zonat rurale’’, në kuadër të organizatës gjermane GIZ.

Ministri shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë, në veçanti në sektorin e verëtarisë dhe vreshtarisë, por po ashtu edhe në proceset e integrimeve evropiane të programeve të bujqësisë.

Ai përmendi të arriturat në bujqësi në vitet e fundit, duke u ndalur tek investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja në shumë dimensione. Ministri përmendi se këto investime kanë ndikuar që të rritet ndjeshëm prodhimi, por gjithsesi theksoi nevojën që të investohet edhe më shumë.

Ai po ashtu vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Nga ana e saj, Ottilie Mooshofer falënderoi ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e ofruar deri më tani në implementimin e shumë projekteve të përbashkëta dhe theksoi përkushtimin e saj që bashkëpunimi mes GIZ dhe MBPZHR të rritet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img