3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

MBPZHR dhe BERZH prezantojnë standardet për sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), organizojnë konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”.

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtoresha e BERZH-it në Kosovë, Elena Petrovska.

Qëllimi i kësaj konference është që të informojë lidhur me standardet dhe certifikimet evropiane të sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike.

Implementimi dhe certifikimi në bazë të këtyre standardeve do rris besueshmërinë e konsumatorëve në cilësinë e produkteve të juaja, si dhe do ju ndihmon të plotësoni kërkesat për eksport, veçanërisht për tregjet e BE-së.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë shoqata dhe agrobiznese nga vendi, por edhe ekspertë të sigurisë ushqimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img