Site icon PrishtinaPress

MBP lidh kontratë mbi 12 milionëshe për furnizim me dokumente personale

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 12 milionë euro për furnizim me dokumente personale dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në faqen e prokurorimit publik, parashihet furnizimi me 690 mijë pasaporta të zakonshme, 1 mijë e 500 pasaporta diplomatike, 150 pasaporta zyrtare, rreth 860 mijë letërnjoftime të Tipit TA, TB dhe TC, 270 mijë patetentë shoferë, si dhe dokumente udhëtimi dhe karta për armë, për periudhën 36 mujore, raporton Express.

Kontrata është nënshkruaar më 17 korrik dhe i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “Augentic GmbH; IN Groupe”.

Vlera e saktë e kontratës është 12 milionë e 231 mijë e 954 euro e 27 centë.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj apo tri vjet.

Ndryshe, disa herë gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, qytetarëve u është dashur të presin me muaj për t’u pajisur me dokumente personale, në mungesë të materialit.

Për këtë gjendje, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte arsyetuar duke thënë se me probleme të tilla po përballen edhe vendet e rajonit shkaku i gjendjes që ishte krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

 

 

Exit mobile version