-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Kryesia pritet të fillojë në ora 11:00.

Në rend të ditës janë pika e papërfunduara nga seanca e jashtëzakonshme e mbajtur më 24 dhe 26 janar. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës thuhet në mbledhjen e thuhet se do të diskutohet edhe për votimin e Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26

janar 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

IV. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian,

7. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-026 për tokën bujqësore,

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

26. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për

Shëndetin Mendor,

27. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Vendi: C301

Koha: 11:00

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img