Kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti do të mblidhet sot.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është paralajmëruar të zhvillohet nga ora 10:00.
Edhe pse nuk janë dhënë detaje shtesë në këtë njoftim të Qeverisë, pritet që kryeministri i vendit, Albin Kurti sot të emërojë drejtorin e ri të Policisë së Kosovës emër tashmë i propozuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.