Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në një takim në selinë e këtij subjekti në Prishtinë.
Mbledhja e cila ka filluar nga ora 10:00 është duke vazhduar të mbahet akoma.
Në takimin e Kryesisë pritet që të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndër të tjera, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër të LDK-së.
Zhvillimet politike vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.
Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.