Ditën e sotme do të mblidhet kryesia e LDK-së.
Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar Anton Quni i cili ka thënë se do të diskutohet edhe për fushatën zgjedhore.
“Në ora 14:00 do të mblidhet kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, tha Quni.
Sipas këtij burimi në këtë mbledhje do të diskutohet për fushatën zgjedhore (ideja që fushata të shkurtohet në 10 ditë) si dhe do të flitet për zhvillimet e fundit politike në vend.