Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00. Në rend të ditës janë disa pika, përfshirë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar”, njofton Kuvendi i Kosovës.
Një nga pikat është edhe ajo për shqyrtimin e propozimeve dhe të kërkesave./Prishtinapress/