-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet KQZ, pritet të miratojë qendrat e votimit për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të miratohet lista me qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, ka thënë ai.

KQZ-ja në disa mbledhje e ka shtyrë shqyrtimin e rekomandimeve të Këshillave Komunal Zgjedhor për qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img