Në Komisionin për Siguri po diskutohet për punën e hyrjes së ushtrisë serbe në Karaqevë të Kamenicës.
Anëtari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci, tha se pas vizitës në Karaqevë, qytetarë të atjeshëm, një pjesë e të cilëve edhe ish-ushtarë të UÇK-së, kanë thënë që në rast se prapë ndodhë që ushtria serbë të hyj atje, do të reagojnë.
E Elmi Reqica, anëtar i komisionit nga PDK, tha që në asnjë formë nuk duhet të lejohet kjo gjë.
Kjo pasi sipas tij, një konfrontim mes qytetarëve dhe ushtrisë serbe do të ishte dështim për sigurinë dhe shtetin e Kosovës.
“Ne duhet me pas informacion të saktë për situatën në Karaqevë e për atë çfarë janë patrulla të përbashkëta mes KFOR-it e ushtrisë serbe, ne të gjithë e dimë që KFOR-i është në bazë të mandatit 1244 e pasojë kyçe e kësaj situate është që nuk e kemi demarkacionin me Serbinë, ndryshe është me Maqedoninë e Shqipërinë, e në kuadër të kësaj duhet ta dijmë saktësisht ku është kufiri ynë e kur t’i kemi këto informacione mund ta diskutojmë shumë më qartë, nëse duam t’i japim jehonën e duhur, propozoj që si komision të shkojmë në Karaqevë që ta sensibilizojmë opinionin e ti marrim informacionet, institucionet e sigurisë me na dhanë informacionet se pse nuk ka të drejtë policia me shku, kush ja u ka ndalu.
Mendoj që këto kontrolli i kufirit, ju e dini që me rezolutën 1244 siguria si terësi është kompetencë e NATO-s dhe KFOR-it, krejt asistojnë edhe FSK edhe polici e krejt, po këto duhet t’i marrim prej organeve kompetente e ta dimë saktë e pas këtyre mund të kërkojmë përgjegjësi nga ai që është përgjegjës, është shqetësuese paralajmërimi se qytetarët mund të reagojnë, kemi përgjegjësi, nuk duhet me i leju qytetarët me marrë situatën në dorë, kish me qenë dështimi më i madh i shtetit të Kosovës, duhet që t’i marrim të gjitha veprimet”, ka thënë Reqica.