Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Kjo mbledhje është e rregullt, ku do të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Nuk është bërë e ditur ora e fillimit të kësaj mbledhje vetëm se janë ftuar mediat të jenë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 09:00, pasi do të ketë konferencë për media pas përfundimit.