Site icon PrishtinaPress

Mblidhen serbët, do të protestojnë kundër Kurtit e ambasadorit gjerman

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar edhe gati dy javë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” bëri thirrje për protestë sot pas kinse “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftim.

Siç raporton mediumi lokal Radio Kim, në këtë takim pritet të marrin pjesë së paku 50 për qind e të punësuarve nga të gjitha institucionet në Kosovë të financuara nga Republika e Serbisë.

Tashmë në Graçanicë serbët kanë filluar të mblidhen për të shkuar në protestën që pritet të mbahet në ora 12:00 në Rudarë../Prishtinapress/

Exit mobile version