Sot do të mbahen mbledhjet e këtyre komisioneve parlamentare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, bën miratimin e raportit për përzgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022. Për të folur për këtë raport të ftuar janë përfaqësuesit e KPMM-së.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, bën shqyrtimin e projektligjeve për shpronësimin e pronës së paluajtshme dhe për Rregullat e trafikut rrugor.