Mblidhen katër komisione parlamentare

64
Advertisement

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Advertisement

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocimi BE-Kosovë në Kuvendin e Kosovës dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, janë katër këto komisione që do të mblidhen sot.

Në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione që do të mblidhet në ora 10:00, fillimisht do të miratohet rendi i ditës dhe procesverbalet nga mbledhje te kaluara. Në këtë komision do të jenë përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me kërkesën e Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë që janë invalidë gjatë luftës së fundit në Kosovës. Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për peticione.

Ndërsa në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që po ashtu do të mblidhet në ora 10:00 do të jetë shqyrtimi i raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë.

Në ora 10:00 do të mblidhet edhe komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocimi BE-Kosovë në Kuvendin e Kosovës.

Tema e kësaj mbledhje do të jetë Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA)2020-2024, raporton KP.

E në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtoj raportin vjetor financiar të vitit 2019, për kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 për kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

PostAdssFotoja e reklamës