Site icon PrishtinaPress

Mblidhen dy komisione parlamentare

Dy komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhjet e radhës.

Me fillim nga ora 11:00, do të takohet anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, raporton Indeksonline.

Ndërkaq, me fillim nga ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në mbledhjen e këtij komisioni do të shqyrtohet peticioni i nënshkruar i punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.

Tё ftuar janë kryetari dhe anëtarët e Bordit tё RTK-sё, dhe Sindikata e Punëtorëve tё RTK-sё./Indeksonline/

Exit mobile version