3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e Qeverisë, të gjitha vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime.

Një ndër vendimet e mara është edhe themelimi i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare “Këshilli i Evropës”.

Njoftimi i plotë i ZKM’së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka:

Miratuar projektligjin për Ndryshime Klimatike. Për herë të parë, si Qeveri, po sjellim Projektligjin për Ndryshime Klimatike, që për qëllim ka bazën rregullative dhe shkencore për plane e investime konkrete në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e emetimeve të gazrave serë.

Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10”. Ratifikimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë renovimin e Linjës Hekurudhore 10 B, e cila shkon nga Hani i Elezit deri në Leshak. Kjo linjë do të jetë me standardet e Bashkimit Evropian, duke lejuar operimin deri në 100 km/orë në shumicën e seksioneve të linjës hekurudhore. Realizimi i këtij projekti vlerësohet të jetë 250,000,000.00 euro (dyqind e pesëdhjetë milionë euro).

Themeluar Grupin Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare “Këshilli i Evropës”. Grupi Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare Këshilli i Evropës, do të ketë këtë përbërje:

z. Kreshnik Ahmeti, Zv.Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kryesues;

Përfaqësues nga Zyra e Zv. Kryeministrit, Anëtar/e;

Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Anëtar/e;

Përfaqësues nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, Anëtar/e;

Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Anëtar/e;

6.Përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë, Anëtar/e;

  1. Përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore, Anëtar/e;

8.z.Kushtrim Istrefi-Profesor, Anëtar;

Sipas vendimit, ftohet Zyra e Presidentes, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të marrë pjesë në këtë Grup Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryesuesi, sipas nevojës mund të ftojë edhe përfaqësues të institucioneve tjera, në kuadër të takimeve të Grupit Koordinues. Kryesuesi, mund të propozojë edhe angazhimin e ekspertëve të jashtëm për të ndihmuar Grupin Koordinues në aspektin profesional, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

· Ka emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin “Specialist i Arsimit” Grupi Nr. 49, me këtë përbërje:

Zade Kuqi- Zyrtare e Lartë për Politikat e Përshkrimit dhe Klasifikimit të Vendeve të Punës në DMZP/MPB, Kryesuese;

Besa Bytyqi, Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun /MASHT, anëtare;

Leonita Shabani, Drejtore e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave/ME, anëtare;

Vigan Berisha, Udhëheqës i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore/MPJD, anëtar;

Adelina Hajrullahu, Fakulteti i Edukimit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, anëtare.

Ndërkaq, përbërja e anëtareve zëvendësues të Komisionit është:

Minire Gjokaj, Zyrtare për Administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Burimeve Njerëzore në DMZP/MPB;

Valbona Fetiu Mjeku, Udhëheqëse e Divizionit për Standarde të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Sigurim të Cilësisë /MASHTI;

Fazile Bekteshi, Udhëheqëse e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit/ME;

Taibe Selmani, Udhëheqëse e Divizionit për Buxhet dhe Financa /MKRS;

Fitim Humolli, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” .

Ky Komision i Pranimit për institucionet e administratës shtetërore për Grupin Specialist i Arsimit, Grupi Nr. 49 i emëruar sipas pikës 1 të këtij Vendimi ka një mandat dy (2) vjeçar.

· Emëruar Komisionin e Pranimit për institucionet e administratës shtetërore për Grupin Specialist i posaçëm për inspektim, në këtë përbërje:

Selami Osmani, Zyrtar i Lartë për Politika të Trajnimit dhe Zhvillimit në DMZP/MPB, Kryesues;

Imer Hakaj, Drejtor i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore/MKRS, anëtar;

Dijana Dushullovci-Haziri, Udhëheqëse e Divizionit të Inspektimit/ASHAK, anëtare;

Dafina Gashi, Menaxhere e Personelit në Agjencia Pyjore e Kosovës/MBPZHR, anëtare;

Skender Loshi, Organizata të specializuara “ SH Architeture” SH.P.K. Përbërja e anëtareve zëvendësues të Komisionit.

Minire Gjokaj, Zyrtare për Administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Burimeve Njerëzore në DMZP/MPB;

Shpresa Mekaj, Drejtore e Departamentit për Politika Zhvillimore/ASHAK;

Habibe Qovanaj, Udhëheqëse e Divizionit për Bashkëpunim/ASHAK;

Fatmir Kabashi, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropian dhe Koordinim të Politikave/MKRS;

Edlira Qefalija, Universiteti “Kolegji AAB” anëtare.

· Emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Përgjithshëm i Trashëgimisë Kulturore, në këtë përbërje:

Shqipe Abdullahu – Zyrtare për Politika të Pagave në DMZP/MPB, kryesuese;

Merita Augustini, Udhëheqëse e Divizionit për Trashëgimi Arkitekturore dhe Arkeologjike/MKRS, anëtare;

Imer Hakaj, Drejtor i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore/MKRS, anëtar;

Taibe Selmani, Udhëheqëse e Divizionit për Buxhet dhe Financa/MKRS, anëtare;

Artnet Haskuka, Organizata të specializuara “Pro-Planning-Qendra Kosovare për Hulumtime Urbane”, anëtare.

Përbërja e anëtarëve zëvendësues të Komisionit është:

Selami Osmani, Zyrtar i Lartë për Politika të Trajnimit dhe Zhvillimit në DMZP/MPB;

Vedat Jashari, Udhëheqës i Divizionit për Zhvillimin e Politikave Rinore/MKRS

Shkurtë Kadriu, Udhëheqëse e Divizionit të Promovimi të Kulturës/MKRS;

Brikena Mulliqi, Drejtore e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave/MKRS

Mentor Hasani, Universiteti “Hasan Prishtina” Fakulteti Filozofik

Komisioni i Pranimit për institucionet e administratës shtetërore për Grupin Specialist i përgjithshëm i trashëgimisë kulturore, Grupi Nr. 20 i emëruar sipas pikës 1 të këtij Vendimi ka një mandat dy (2) vjeçar.

· Emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Posaçëm për Inspektim, në këtë përbërje:

Selvete Gjonbalaj, Zyrtare e Lartë për Administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Burimeve Njerëzore në DMZP/MPB, Kryesuese;

Arton Çerkini, Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit Rajonal në Ferizaj/IP, anëtar;

Jehona Murati-Dugolli, Menaxhere e Personelit në Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë/MBPZHR, anëtare;

Riza Fazliu, Udhëheqës në Sektorin e Inspektoratit të Arsimit (SIA) në Gjilan, anëtar;

Genc Flundozi, Organizata të specializuara “Infrakos” anëtar. Përbërja e anëtarëve zëvendësues të Komisionit është:

1.1 Minire Gjokaj, Zyrtare për Administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Burimeve Njerëzore në DMZP/MPB;

1.2 Nexhmije Selimi, Drejtore Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshëm /IP;

2.3 Bedri Zyberaj, Drejtor i Departamentit për OJQ/MPB;

2.4 Fadil Kelmendi, Udhëheqës në Sektorin e Inspektoratit të Arsimit (SIA) në Pejë;

2.5 Albana Berisha-Qehaja, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Komisioni i Pranimit për institucionet e administratës shtetërore për Grupin Specialist i përgjithshëm për inspektim, Grupi i emëruar sipas këtij Vendimi, ka mandat varësisht kohëzgjatjes së grupit nga ana e Ministrisë përgjegjëse për administratë publike, por jo më shumë se dy (2) vjet.

· Miratuar dy vendime për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesave për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Prizren-Prevallë Zona Kadastrale: Gornje Sellë, Komuna Prizren dhe të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë, Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë.

· Aprovuar dy Nisma për lidhjen e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës dhe Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Trajnimin Ushtarak,

· Emëruar në pozitën e sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, znj. Anita Kalanderi për një mandat katërvjeçar.

· Miratuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial. Ky projektligj është ndër ligjet kryesore substanciale i cili mundëson reformimin e sistemit prokurorial. Përmes tij, mes tjerash synohet ndryshimi i përbërjes së Këshillit Prokurorial, në kuptim të arritjes së balancit të përbërjes me anëtarë prokurorë dhe jo-prokurorë, eliminimi i korporatizmit, ndikimeve nga faktorë të ndryshëm dhe gjithashtu, shpërbërja e grupeve të interesit.

· Miratuar Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027, që do të synojë modernizimin dhe përshtatjen e bujqësisë në vendin tonë në përputhje edhe me zhvillimin e gjithmbarshëm dhe me zhvillimin e tregut te ne.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img