Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur sot me nderime shtetërore gjatë vizitës së tij në Podgoricë, ku pritet të mbahet sot mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të vendeve fqinje.
Kjo shënon dhe mbledhjen e dytë të qeverive mes dy vendeve fqinje.
Mbledhja e përbashkët në kryeqytetin malazez Dritan Abazoviq do t’i hapë rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.
Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që do të firmosen nga Rama e Abazoviq.
Të tjerat që do të nënshkruhen nga ministrat respektivë përfshijnë memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.
Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkpëunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
Megjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.