-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e mëngjesit në Qeveri nis me një minutë heshtje për Arian Dacin

Kabineti qeveritar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka nisur ditën me një minutë heshtje për Arian Dacin.

Kabineti qeveritar i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka nisur ditën sot me një minutë heshtje për zëvendësministrin tashmë të ndarë nga jeta, Arian Daci.

Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku të fuqishëm në Brezovicë ku edhe kishte zgjedhur që të kalonte vikendin.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Arian Daci”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë, përcjell prishtinapress.eu

Pas ceremonisë sa varrimit ditën e djeshme ku edhe iu dha lamtumira e fundit, kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar sot një fotografi, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Ndryshe, Arian Daci njihej edhe si djali i akademikut Nexhat Daci dhe për të nderuar familjen Daci të pranishëm në ceremoninë mortore ishin edhe shumë figura të larta shtetërore, por që dhimbja më e madhe padyshim ishte për familjarët edhe miqtë e Arianit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img