Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë është mbajtur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Mirëpo në mbledhje është parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, për KlanKosova ka thënë se Abdixhiku ka pasë disa angazhime të tjera.
“Nuk ka ardhur ka pas disa angazhime tjera”, ka theksuar Gashi.
Ndërsa zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka tregoi për Demokracia.com arsen se pse nuk mori pjesë Haradinaj.
“Sepse ka agjendë në Kosovë”, tha Blaka.
Ndryshe, kjo është mbledhja e parë e mbajtur mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë/Prishtinapress/