7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e Komisionit ku pati akuza për tenderë të negociuar, Liburn Aliu tregon pse nuk shkoi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se arsyeja pse s’ka mundur të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka qenë agjenda e ngarkuar. Ai tha se për këtë ka njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit.

Aliu ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të komisionit.

“Kam njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, që për shkak të agjendës së ngarkuar me punë, sot do e kem të pamundur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.

Pjesëmarrjen në këtë komision e shoh si detyrë të rëndësishme në angazhimin tim publik dhe politik, në këtë drejtim rikonfirmoj gatishmërinë time për të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni posa të koordinohemi të dyja palët bashkë”, ka shkruar Aliu.

Ndryshe, Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, propozoi që raporti i auditimit të dërgohet direkt në Kuvend.

Bajrami përmendi kontratat e dhënë me procedurë të negocimit në vlerë 78 milionë euro nga MMPHi’ja, derisa i kujtoi Lëvizjes Vetëvendosje se sa ka qenë në opozitë këto kontrata i ka cilësuar si korrupsion. Ajo tha se këto kontrata janë dhënë përmes telefonit, me “dosta”.

“Janë 78 milionë, jo sipas opozitës, jo sipas Hykmetes, por sipas raportit të Komisionit Evropian. E keni kriju narracionin që s’po punojnë, po s’po vjedhin. Në fakt me u vjedh është duke u vjedh, por s’po punohet sepse s’ka asnjë projekt që e ka përfundu ministria. E kontratat njëburimore, edhe ju 15 vjet kur keni qenë në opozitë, nëse është lidh ndonjë një, i keni quajtur korrupsion. Dojmë me vazhdu me i cilësu të njëjta. 78 milionë me telefona, sepse ato bëhen me njerëz që njihen, e thirr dostin në telefon, i thu eja negociojmë për një tender 3 milionësh”, tha Bajrami.

Tutje, Bajrami tha se Ministria e Infrastukturës ka “dy ministra”. Sipas saj, edhe zëvendësministri Hysen Durmishi i nënshkruan tenderët, që thotë se s’ka ndodhur asnjëherë në qeveritë e kaluara.

“Mbi 78 milionë euro për dy muaj të raportimit janë kontrata të negocimit. Edhe njëherë po e them, kontratë e negociume është me e thirr një njëri që e njeh në telefon edhe me i thanë eja ta jap tenderin 3 milionësh. Kështu ka shku. E ke të pamundur me e mbrojtë ministrin sepse në kabinetin e ministrisë së infrastrukturës i keni dy ministra, jo një, sepse është edhe Durmishi…Janë dy ministra, për faktin se e keni edhe një zëvendësministër i cili nënshkruan tendera që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e qeverive të tjera”, tha Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img