2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të RTK-së për lajmin skandaloz: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

Bordi i RTK-së, ka reaguar pas raportimit skandaloz në të cilën është sulmuar gazeta Nacionale e Periskopi, duke thënë se do të marrin masa “rigoroze” për këtë lëshim.

RTK përsëri nuk ka hequr dorë nga raportimi skandaloz dhe janë arsyetur se nuk kanë përmendur emrin e Nacionales e Periskopit në raportimin e tyre.

“Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti. Bordi shpreh keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato.”

“Kjo është theksuar nga stafi editorial gjatë takimit. U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së. Bordi i RTK-së U.d drejtoresha e RTK-së.” – thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, në takim janë ftuar u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, drejtori i kanaleve në gjuhën shqipe, u.d kryeredaktorja e RTK-së, udhëheqësja e Mediave Online të RTK-së dhe stafi përgjegjës editorial.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img