Site icon PrishtinaPress

Mbledhja e fundit dështoi në mungesë të kuorumit, Kryesia e Kuvendit takohet përsëri të hënën

Kryesia e Kuvendit do të takohet përsëri ditën e hënë, me fillin nga ora 11:00.

Mbeldhja që do të mbahet të hënën do të jetë vazhdim i asaj së kaluarës, pasi e njëjta dështoi në mungesë të kuorumit.

Rendi i ditës është si në vijim:

I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor

2022dhe 18 janar 2023:

10. Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të

Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15

dhjetor 2022:

  1. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

IIIPikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

10.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

11.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

12.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,

13.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,

14.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,

15.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

16.     Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

17.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,

18.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,

19.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,

20.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,

21.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,

22.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,

23.     Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,

24.     Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,

25.     Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,

26.     Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

27.     Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

28.     Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

29.     Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

IV. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:

  1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:

4.   Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

5.   Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”

6.   Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

7.   Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,

15.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor2022:

1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.

VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

  1. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.​

VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.      Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

5.      Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

6.      Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

7.      Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

8.      Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

9.      Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

10.  Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021,

11.  Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

12.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,

13.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,

14.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,

15.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinematografinë,

16.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

17.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,

18.  Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

19.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,

20.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,

21.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,

22.  Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,

23.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,

24.  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Exit mobile version