0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e dy kuvendeve, Nikolla: Dikur edhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment

Mbledhjen e dy Kuvendeve asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë, e hapi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ajo u shpreh shumë e lumtur që në prag të festës së 28 nëntorit, po mbahet një mbledhje e tillë e përbashkët mes dy shteteve shqiptare.

Nikolla këtë ditë e quajti si ditë të shënuar dhe të paharrueshme duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova tanimë janë dy shtete të pavarura me aspirata drejt Brukselit dhe me aleatë të fuqishëm siç janë ShBA-të.

“Jam shumë  lumtur që jemi sot bashkë bashke kuvendar të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot kjo orë e shënuar përmes emocioneve jo të përditshme thërret një vëllazëri të përbashkët në vigjilje të 28 nëntorit, ditë së flamurit.  E shënuar e para herë ditë kjo  e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja, ku mblidhen Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë për të festuar 28 nëntorin. Dikur ky moment as në ëndërr nuk mund të na u shfaqeshin për shkak të okupatorëve.

U bë Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët andej dhe këndej kufirit duke iu falur kombit shqiptarë.  Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura sovrane dhe të bashkuara, me miq dhe aleatë të shumtë e në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aspirata drejt Brukselit”, deklaroi Nikolla./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img