Site icon PrishtinaPress

Mbishkrimet me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes afër shkollës “Ali Sokoli”, Policia nis hetimet

Rastet e nxitjes së përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve të ndryshme, duke përfshirë ato racore, fetare, etnike e të tjera nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Për një rast të tillë që u denoncua dje, Policia ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se rasti lidhet me disa mbishkrime që janë hasur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në bazë të informacioneve të para, grafitet që janë gjetur kanë pasur përmbajtje të nxitjes së urrejtjes, ku disa prej tyre kanë qenë “Shka i mire, shka i dekt”, Kill gays, kill serbs”.

Pasi rasti u raportua, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Kompania e pastrimit ka intervenuar për t’i larguar këto mbishkrime, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit.

Exit mobile version