-1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Mbingarkesa me nxënës në kryeqytet, shkolla “Pavarësia” detyrohet të krijojë aneks-klasa 

Shkollat e kryeqytetit kanë qenë përherë të mbingarkuar me nxënës e kjo dukuri, duket se po vazhdon ende. Në shkollën “Pavarësia”, me ndihmën e komunës, shkolla po krijon aneksklasë me qëllim të akomodimit të numrit të lartë të nxënësve, i cili arrin mbi 2000.

Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks klasa.

Ato janë klasë të improvizuara të krijuara në korridore e brenda objektit tashmë të ndërtuar të shkollës.

Kjo si shkak i mbingarkesës së saj me nxënës dhe pamundësisë për t’i akomoduar në klasa.

Me 60 paralele në total, shkolla deri vitin e kaluar numëronte 1900 nxënës e këtë vit ka pranuar 230 nxënës të rinj dhe 40 të transferuar.

E se shkolla po mbingarkohet nga viti në vit e thotë edhe zëvendësdrejtori, Halil Brahaj.

“Shkolla “Pavarësia” njihet në Prishtinë për mbingarkesën e saj sepse mestarisht çdo vit rritet për 50 nxënës. Infrastrukturën e kemi pasur të njëjtë që nga themelimi i shkollës më 2009. Në mungesë të klasave kemi punuar me tre ndërrime dhe tash me përfundimin e ankesit, edhe dy tre ditë lëshohet. Investimet po i bën komuna. Pakësa edhe po e liron hapsirën për të pasur mësimnxënie efektive,” tha Brahaj.

E zgjidhja për këtë sipas Brahajt, do ishte përfundimi i shkollave të premtuara nga komuna.

“Në muajt gusht është bërë gur-themeli i një shkolle e cila është mirëprit, sepse shkollat përreth siç është edhe e jona, do krijohen lehtësira sepse jemi të mbingarkuar. Ndërtimi i shkollave të reja është për t’u vlerësuar se shkollat si e jona janë bukur të ngarkuara. Sot kemi mbi 1900 nxënës…Kjo mbingarkesë ka krijuar nevojën për aneks e edhe për shkolla të reja,” shtoi Brahaj.

Nevojën për shkolla të reja e theksojnë edhe njohës të fushës së arsimit.

Në klasa ku numri i nxënësve është mbi 30, nuk mund të pritet cilësi. Çka është me rëndësi është që komuna të trajtoj me prioritet themelin e institucioneve arsimore. Çka do tjetër që na prezantohet, është e pakuptimtë në mungesë të institucioneve arsimore,” tha njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Lidhur me çështjen, televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me drejtoreshën e arsimit në këtë komunë, Jehona Lushaku-Sadriu por e njëjta ka qenë e pa-qasshme në telefon.

Para dy muajsh, televizioni raportoi për mospërfundimin e shtatë shkollave që ishin premtuar nga kryetari, Përparim Rama. Aso kohe, komuna ia hidhte fajin operatorëve ekonomikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img