Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite nga lufta në Kosovë, ende plagët për shumë familje vazhdojnë të jenë të hapura.
Shumë të pafajshëm, përfshirë gra e fëmijë u vranë e masakruan nga armiku serb, ndërsa të tjerët që mbijetuan ende frymojnë me frikë e trauma.
Armiku serb vrau e dogji çdo gjë që u doli përpara, e strehim për mijëra të tjerë, mbetën pikërisht malet.
Përmes një videoje që u realizua në Kizharekë 1998 – 1999 pasqyrohet mbijetesa në male.
Madje, fëmijët detyroheshin të luanin rolin e burrave në mungesë të tyre, derisa piqej edhe flija.