Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin lidhur me gjendjen nëpër pikat kufitare.
Sipas përditësimit të fundit, mërgimtarët që po vijnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, po ju duhet të presin mbi 3 orë për të hyrë në vend.
Kolona në këtë pikë kufitare është 1 mijë metra. Pritje ka edhe në Merdare, ku pritjet në hyrje janë 60 minuta. Në Mucibabë, pritjet po zgjasin 30 minuta, derisa në pikat tjera deri në 5 minuta.
