Site icon PrishtinaPress

Mbi një mijë e 700 raste pozitive me COVID 19, ka edhe të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1 mijë e 721 qytetarë  kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa kanë vdekur katër persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. 

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

Në total numri i rasteve aktive është 30.097.

Exit mobile version