Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës përpara fillimit të haxhit këtë javë, thanë zyrtarët sauditë.
Autoritetet saudite presin që numri i pelegrinëve këtë vit të kalojë 2 milionë, duke iu afruar niveleve para pandemisë së koronavirusit, shkruan Euronews.
Myslimanët nga e gjithë bota u mblodhën të shtunën në një kodër të shenjtë në Arabinë Saudite për kulmin e pelegrinazhit të Haxhit.
Pelegrinët mblidhen për një ritual në malin Arafat, i njohur si kodra e mëshirës, për një ditë intensive adhurimi dhe reflektimi.
Mali konsiderohet i shenjtë pasi besohet se Profeti Muhamed mbajti fjalimin e tij të fundit, të njohur si Predikimi i Lamtumirës, në vendndodhjen 1,435 vjet më parë. Në hutbe, profeti bëri thirrje për barazi dhe unitet mes myslimanëve.
“Është e papërshkrueshme,” tha Ahmed Tukeyia, një pelegrin nga Egjipti.
Të gjithë myslimanëve u kërkohet të bëjnë Haxhin pesëditor të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë fizikisht dhe financiarisht të aftë