Në prag të festës së “Kurban Bajramit” në komunën e Podujevës, sot është realizuar organizimi i tretë më radhë për dhurimin e gjakut, raporton Indeksonline.
Në Xhaminë e Vjetër të këtij qyteti, mbi 90 persona dhuruan gjak duke shënuar kështu një rekord të ri.
Imam të kësaj xhamie i kanë falënderuar dhuruesit e gjakut duke iu uruar jetë e shëndet të mirë.


