1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 800 orë shtrirë, 23 vjeçarja thyen rekordet e konkursit të dembelizmit në Malin e Zi

“Nëse keni dëshirë të fitoni para, rrini shtrirë”, duket sikur kjo është motoja e atyre që prej më shumë se një muaji marrin pjesë në një konkurs të veçantë dembelizmi në Mal të Zi.

Garuesit nuk lëvizin nga dyshekët e tyre, duke qëndruar të shtrirë.

“Unë kam qëndruar shtrirë për më shumë se 800 orë,” tha një 23-vjeçare Lydia Markoviç për AFP. “Do të ngrihem kur të mërzitem, por nuk e di se kur do të jetë.”

Konkursi i dembelizmit është mbajtur çdo vit për 12 vitet e fundit në qytetin e Breznës në Malin e Zi me pjesëmarrësit që nuk bëjnë pothuajse asgjë, përveçse rrinë shtrirë.

“Konkursi është një shaka për stereotipin se malazezët janë dembelë dhe ne donim të organizonim diçka që askush tjetër nuk e ka bërë,” tha organizatorja Radonia Blagojevic.

Rekordi i mëparshëm i qëndrimit në shtrat për pesë ditë u thye dhe nga 21 pjesëmarrësit. Shumica e garuesve janë nga Mali i Zi, por disa vijnë edhe nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.

Jovan Krakanin, 33 vjeç, një menaxher marketingu në një klub futbolli në Krushevc, Serbi, po merr pjesë në garë për herë të dytë këtë vit, duke vënë në dukje se motivimi i tij fillestar ishte çmimi prej 1000 euro, por “tani jam këtupër t’i vërtetuar vetes limitet e mia, për t’i kapërcyer ato dhe për të arritur qëllimin,” tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img