Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot do t’i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet janë të akredituar 354 përkthyes
Shoqata qytetare “MOST” do t’i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare me mbi 3000 vëzhgues. Në vendvotimet do të qëndrojnë 2 664 vëzhgues, të cilët do të mbulojnë rreth 55% të vendvotimeve në RM, përcjell Telegrafi
120 ekipe mobile shtesë nga dy vëzhgues do të jenë mbështetje logjistike të vëzhguesve statik, kurse 80 tjerë do të ndjekin punën e komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tha drejtori ekzekutiv, Darko Aleksov