Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se në vetëm një javë janë bërë 724 aplikime në thirrjen për subvencionim të pajisjeve.
Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.
ME njofton se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.