Site icon PrishtinaPress

Mbi 600 të vdekur brenda 24 orëve në Mbretërinë e Bashkuar – Mbretëresha Elizabetë i drejtohet vendit të dielën

Mbretëresha Elizabetë II, do t’i drejtohet britanikëve të dielën për shpërthimin e coronavirusit – fjalimi i saj i katërt special në një kohë krize gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Buckingham Palace deklaroi se mesazhi i saj i regjistruar në Windor Castle, do të transmetohet në TV dhe radio.

Fjalimi i saj vjen pasi numri i personave që vdiqën nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar u rrit për 684 në 24 orët e fundit.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 2,926, ndërsa 34 mijë persona janë infektuar gjithsej.

Exit mobile version