1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 6 mijë meshkuj në Kosovë bëjnë seks edhe me meshkuj

MSM janë meshkujt të cilët bëjnë seks edhe me meshkuj, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual. Ky komunitet në Kosovë, që përbëhet nga 6814 persona, privohet nga e drejta bazike jetësore – marrja e trajtimit shëndetësor. Ata refuzohen në secilën derë të institucioneve shëndetësore, jo vetëm të përjashtuar por edhe të trajtuar me agresivitet nga shoqëria kosovare. Në vitin 2010 vetëm 17 për qind e infeksioneve të reja me HIV në regjion kanë ndodhur në moshat 15-24 vjeç dhe mbi gjysma e këtyre infeksioneve në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë, Hungari, Slloveni e Sllovaki janë pikërisht nga komuniteti MSM
Lendi është gati për t’u bërë 20-vjeçar. Në dokumente figuron si Lendita. Ky emër, sipas ndërtimit shoqëror, nuk i shkon për shtat konstruktit trupor të tij, i cili nuk dëshiron ta ushtrojë seksin me të cilin është lindur.
Lendi është transgjinor dhe ajo se si të tjerët e perceptojnë, gjinia e tij, është mashkull. Ai vetë dëshiron të jetë i tillë sado që kjo mund t’i paraqesë probleme.
“Nuk jam i sigurt për operimin komplet në Kosovë. Me hek gjoksin e di që ka operim në Kosovë, ndërsa për ndryshimin e seksit, organit në këtë rast, nuk jam i sigurt. Unë e kam një mundësi të tillë në Gjermani, sepse kam lind atje, ndërsa në Beograd operimi ishte bo pa pare nëse do të kisha nënshtetësinë e Serbisë”, tregon Lendi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img