Site icon PrishtinaPress

Mbi 6 mijë euro për 10 vetura me qira për dy muaj, detaje nga kontrata e MKRS-së me autosallonin e njohur

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)i ka dhënë kontratë një autosalloni në vlerë 6 mijë e 400 euro, për shfrytëzimin e 10 veturave me qira për dy muaj.

“Auto Mita Sh.P.K”, është autosalloni që fitoi kontratën për marrje me qera të veturave për nevojat e MKRS-së dhe institucioneve vartëse.

E veturat që do të shfrytëzohen janë Renault Megane.

Kontrata është nënshkruar më 17 gusht, nga zv.Drejtori i Zyrës së Prokurorimit në MKRS.

Sipas njoftimit për këtë kontratë ka konkurruar vetëm një operator ekonomik.

Kohëzgjatja e kontratës është dy mujore.

Exit mobile version