1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 500 mijë kosovarë jetojnë jashtë vendit, prin Gjermania me 193 mijë

Numri i kosovarëve që ia kanë mësyrë rrugët e botës, vazhdon të jetë i lartë. Këtë më së miri e vërteton lista e të dhënave të Bankës Botërore, përkitazi më numrin e banorëve të Kosovës që janë regjistruar si emigrantë nëpër vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave të BB-së, në vitin 2013 numri i kosovarëve emigrantë nëpër botë ishte 550 mijë.
Vendin e parë në këtë listë me këta emigrantë padyshim e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj 192 mijë e 941 kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me 145 mijë e 882 sosh.
Më pas në listë radhiten Italia me 44 mijë e 706 kosovarë, Sllovenia me 35 mijë e 882, Austria me 34 mijë e 706 sosh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 25 mijë e 294, Franca e Suedia me nga 17 mijë e 59 persona secila, Britania e Madhe me 14 mijë e 706, Belgjika me 12 mijë e 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me tetëmijë e 824 kosovarë.
Ministria e Diasporës, në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, gjatë tre muajve të verës ka bërë regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës kosovare.
Ky proces pati filluar në vitin 2013 dhe po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, por që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës, të dhënat e para për numrin e mërgatës së Kosovës do të shpallen në fillim të vitit 2017.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2011, Suhareka është komuna e cila kryeson për nga përqindja e popullsisë, që ka shkuar jashtë vendit, e që i bie që çdo i dyti banor i kësaj treve ka dalë jashtë vendit./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img