7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën të dielën në dy aksidente të ndara në Pakistan.

Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim të Pakistanit. Ndërsa në veriperëndim të vendit, të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.

Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqe, afër kufirit me Afganistanin, janë të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç.

Zyrtari i policisë lokale, Mir Rauf, i tha AFP-së se përveç 10 fëmijëve që vdiqën, 11 të tjerë u shpëtuan, gjashtë nga ta janë në gjendje kritike. Ndërsa nëntë të tjerë besohet se janë të zhdukur.

“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha Rauf.

Varka po transportonte dhjetëra njerëz në një udhëtim ditor nga një medrese lokale kur ajo u përmbys.

Furqan Khan, zëvendëskomisioneri i Koratit, i tha Reuters se kishte pasur incidente në të kaluarën dhe policia kishte mbyllur liqenin për udhëtime rekreative.

Ndërsa përplasja e autobusit ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, tek po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit.

Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin “të paidentifikueshëm”.

Zyrtari lokal, Hamza Anjum, i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit janë në gjendje “të rëndë”.

Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë.

“Ne do të hetojmë shkaqet e aksidenti”, tha Anjum, dhe shtoi se testet e ADN-së do të përdoren për të përcaktuar identitetin e personave./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img